Turqi, Mevlut Çavusoglu: Rreth vrasjes së gazetarit kemi informacione të reja

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka njoftuar se qeveria e tij ka informacione të reja në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe se mund t’i bëjë publike dëshmitë pas përfundimit të hetimit mbi vdekjen e gazetarit.

Mirëpo duke folur gjatë një vizite në Japoni, Çavusoglu u tha gazetarëve se Arabia Saudite dhe vendet e tjera të interesuara mund të shohin informacionet që posedon Turqia.

Gjithashtu Çavusoglu theksoi se pas bisedave të shumta me Mbretin Selman, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është i bindur se mbreti saudit nuk ishte i përfshirë.

Por, sipas ministri të jashtëm turk është e qartë se një ekip prej 15 anëtarësh që dyshohet të ketë udhëtuar për në Turqi për këtë operacion, nuk mund ta kishte bërë këtë pa një urdhër nga lart dhe hetuesit duhet të gjejnë personin që ka dhënë urdhrin për këtë operacion.

Në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi më shumë se 40 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar një hetim të plotë të vdekjes dhe reforma në ligjet e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne