Turqi – Ministri i Jashtëm rus do të marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve në Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov në datat 13-14 gusht do të vizitojë Ankaranë për të marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve.

Në një komunikatë me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, thuhet se ministri Lavrov në kuadër të punimeve të Konferencës së 10-të të Ambasadorëve që do të mbahet mes datave 12-17 gusht do të zhvillojë një vizitë zyrtar në Turqi më datat 13-14 gusht.

Në mes tjerash thuhet se Lavrov do të mbajë një fjalim drejtuar ambasadorëve në Konferencë, ndërsa do të zhvillojë një takim edhe me homologun e tij turk, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Palët do të bisedojnë për çështjet aktuale ndërkombëtare, kryesisht mbi procesin e tranzicionit në Siri.

Dyshja Lavrov-Çavushollu do të trajtojë edhe çështjet lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare turko-ruse, ku do të fokusohet në veçanti në procesin e ndërtimit të gazsjellësit “Rrjedha Turke” dhe të centralit të parë bërthamor të Turqisë në Akkuyu./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne