Turqi – Numri i martesave lë prapa 25 vende të BE-së

Me rastin e 14 shkurtit, Ditës së Shën Valentinit, Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar numrin e martesave për çdo 1.000 banorë në vitin 2017 për vendet anëtare të unionit.

Sipas të dhënave të Eurostat-it raporti mesatar i martesave në 28 vendet anëtare të BE-së në vitin 2017 është realizuar në nivelin e 4,3 për mijë.

Vendi i BE-së me numrin më të lartë të martesave është Lituania me 7,5 për mijë, e ndjekur nga Rumania me 7,3 për mijë, Qiproja greke dhe Letonia me 6,8 për mijë.

Kurse vendet me numrin më të ulët të martesave në BE janë: Sllovenia me 3,1 për mijë, Italia dhe Luksemburgu me nga 3,2 për mijë, Portugalia me 3,3 për mijë, Franca me 3,5 për mijë dhe Spanja me 3,7 për mijë.

Numri i martesave për vitin 2017 në Gjermani u realizua me 5 për mijë, në Angli 4,4 për mijë dhe në Holandë 3,8 për mijë.

Në Turqi numri i martesave (2017) arriti në 7,1 për mijë, duke lënë kështu prapa mesataren e 25 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne