Turqi, operacion kundër strukturimit të FETO-s në forcat e ajrore

Në kuadër të hetimeve kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO në Komandën e Forcave Ajrore të Turqisë, 21 persona janë arrestuar nga 36 të dyshuarit të cilët u shpallën në kërkim nga Prokuroria e Ankarasë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Prokurorisë së Ankarasë, mësohet se ndaj 36 personave, personel i Komandës së Forcave Ajrore u nis një hetim pasi janë përcaktuar se kanë kontaktuar me krerët e organizatës nëpërmjet telefonave fiks.

Ekipet e departamentit kundër krimit të organizuar të Drejtorisë së Policisë së Ankarasë në kuadër të udhëzimit të prokurorisë kanë zhvilluar një operacion në 18 qytete, duke arrestuar 21 persona nga të cilët 9 prej tyre ish-pilotë.

Ndërkohë operacioni vazhdon dhe se personat e arrestuar janë dërguar në Ankara për procedurën e marrjes në pyetje.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne