Turqi-Rusi, deklaratë e përbashkët për heqjen kufizimeve tregtare

Turqia dhe Rusia kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët me qëllim heqjen e pengesave dhe kufizimeve në marrëdhëniet tregtare mes dy shteteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia e nënshkrimit të deklaratës u organizua pas takimit dypalësh mes kryeministrit të Turqisë Binali Yıldırım dhe kryeministrit të Rusisë Dmitry Medvedev, i cili ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në Samitin e 25 Vjetorit të Themelimit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC).

Deklarata e përbashkët u nënshkrua nga zëvendëskryeministri i Turqisë Mehmet Şimşek dhe zëvendëskryeministri rus Arkady Dvorkoviç në shoqëri të kryeministrave të të dy vendeve.

Dokumenti i nënshkruar shihet si hap i rëndësishëm drejt normalizimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve dhe drejt rritjes së vëllimit aktual tregtar dhe afarist.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne