Turqia arreston 11 trafikantë shqiptarë me 1.1 ton drogë

Një hetim 6-mujor i autoriteteve turke përfundoi me arrestimin e 11 trafikantëve të drogës shqiptarë, pasi iu gjetën 1.1 ton kanabis me vlerë 5.2 milion euro.

Mediat turke raportojnë se droga sapo ishte futur në Turqi, pasi kishte kaluar përmes rrugëve detare nga Shqipëria.

Mediat turke shkruajnë se mes të arrestuarve është edhe Met Kanani, i cili konsiderohet si një prej baronëve më të mëdhenj të drogës. Ai u arrestua teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit.

Sipas hetimeve, rezulton se grupi i trafikantëve shqiptarë përdorte brigje për të shkarkuar drogën që e transportonte me jahte.

Operacioni u krye në bazë të informacioneve të ardhura nga pala shqiptare. Grupi shqiptar kishte një rol kyç të trafikimit të drogave të llojeve të ndryshme nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Europës përmes Turqisë dhe Shqipërisë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne