Turqia bashkëpunon me Iranin për një luftë më efikase kundër PKK-së

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tërhoqi vëmendjen në bashkëpunimin me Iranin për një luftë më efikase kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Kryeministri Jëlldërëm në Pallatin Çankaja (Çankaya) organizoi një konferencë të përbashkët për shtyp me Ndihmëspresidentin e Iranit, Is’hak Xhihangiri (Ishak Cihangiri), i cili ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në samitin e D-8-ës që do të mbahet nesër në Stamboll.

Në fjalën e tij të mbajtur këtu Kryeministri Jëlldërëm tha: “Turqia i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit me Iranin për një luftë më efikase kundër organizatës separatiste terroriste PKK, e cila i shkakton kokëçarje në 40 vitet e fundit dhe ndjenë kënaqësi nga bashkëpunimi në rritje kohëve të fundit”.

Ndërkaq në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Irakut, Kryeministri Jëlldërëm foli kështu: “Është e qartë se ato që po jetohen këtu fatkeqësisht nuk kanë të bëjnë me një të ardhme më të mirë të grupeve etnike si kurdët, arapët, turkmenët, eziditë, siriakët, por janë rezultat i ambicieve personale dhe të kërkesave për të ardhmen të udhëheqësve të rajonit. Duke se është shumë e vështirë që të mbijetojnë dhe të vazhdojnë në këtë rajon ata që u bënë shkaktarë i kësaj aventure të ndërmarrë nën këto kushte. Do të ishte e dobishme që të hidhen më shumë hapa të nevojshme që të mos torturohen më shumë banorët e kësaj zone”.

Jëlldërëm tha se sensibiliteti i Turqisë dhe Iranit në lidhje me të ardhmen e rajonit është i njëjtë dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve në lidhje me këtë çështje do të vazhdojnë në mënyrë më të gjerë edhe në të ardhmen./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne