Turqia dënoi fuqimisht përdorimin e tepërt dhe joproporcional të forcës nga trupat izraelite

Turqia dënoi fuqimisht përdorimin e tepërt dhe joproporcional të forcës nga trupat izraelite të sigurisë kundër civilëve të pafajshëm në Rripin e Gazës.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “Ne dënojmë fuqimisht përdorimin e tepërt dhe joproporcional të forcës nga trupat izraelite të sigurisë kundër civilëve të pafajshëm, të cilët përdornin të drejtën e tyre për tubim paqësor në Gaza, gjë që rezultoi në vrasjen e 7 palestinezëve dhe plagosjen e më shumë se 500 të tjerëve”.

Komunikata në të cilën bëhet e ditur se “Përdorimi i vazhdueshëm i forcës nga Izraeli ndaj palestinezëve në territoret e pushtuara përsëri vuri në pah rëndësinë e zbatimit të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për mbrojtjen e popullit palestinez”, vijon me këto fjalë: “Ne i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve përgjegjës të bashkësisë ndërkombëtare që të insistojnë për të siguruar llogaridhënie të aktorëve të krimeve të kryera nga forcat izraelite të sigurisë dhe në parandalimin e përsëritjes së sulmeve të ngjashme në të ardhmen. Turqia do të vazhdojë ta ndjekë çështjen në të gjitha platforma ndërkombëtare dhe të qëndrojë pranë shtetit dhe popullit palestinez”.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne