Turqia dënon gazetarët me burgim të përjetshëm, për përfshirje në tentativën për grusht shteti

Një gjykatë në Turqi, ka dënuar 6 persona, mes tyre tre gazetarë të njohur, me burgim të përjetshëm, me akuzën se janë përfshirë në tentativën për grusht shteti, në vitin 2016. Ky është dënimi i parë që u bëhet gazetarëve, që prej tentativës për grusht shteti.Ky vendim i rëndë, është dënuar nga aktivistët e lirisë së shtypit, të cilët e kanë quajtur një “precedent shkatërrues” i cili tregon “mospërfilljen totale ndaj sundimi të ligjit” në Turqi.

Vendimi erdhi pas gjyqit disa mujor, në të cilin u pretendua se gazetarët kanë dhënë mesazhe nëpërmjet daljeve televizive apo shkrimeve në gazetë, të cilat bënin thirrje për rrëzimin e qeverisë dhe se këta gazetetarë kanë ruajtur kontaktet me anëtar të rrjetit të Fetullah Gülen, një lëvizje e konsideruar si terroriste në Turqi.

Ky vendim, konsiderohet si një disfatë e rëndë e lirisë së shtypit, në një vend anëtar të NATO-s. Që prej grushtit të shtetit të dështuar, rreth 73 gazetarë janë burgosur, sipas “Komitetit të Mbrojtjes së Gazetarëve”, e cila e rendit Turqinë si vendin më të keq sa i përket burgosjes së gazetarëve, duke ua kaluar kështu edhe Kinës apo Egjiptit.

Gazetarët e dënuar janë vëllezërit Ahmet Altan dhe Mehmet Altan, të cilët janë arrestuar që në vitin 2016 dhe Nazli Ilicak. Ky dënim ka shpërfillur një urdhër të gjykatës më të  lartë në Turqi, për lirimin e Mehmet Altan, pasi u provua se burgosja e tij ishte bërë në shkelje të Kushtetutës./The Guardian

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne