Turqia dënon mocionin e parlamentit italian për pretendimet armene

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë dënoi fuqishëm të enjten miratimin e një mocioni nga parlamenti i Italisë për të njohur si ‘gjenocid’ ngjarjet e vitit 1915.

“Mocioni i Dhomës së Përfaqësuesve të Italisë i datës 10 prill 2019 është një shembull i ri i përdorimit të pretendimeve armene si një mjet për interesat e brendshme politike. Ne e dënojmë me forcë këtë mocion“, thotë Ministria në një deklaratë të shkruar.

Ministria vuri në dukje se propozimi u përgatit nga partia e djathtë Lega e Italisë.

“Sjellja të rend të ditës e pretendimeve armene, të cilat në fakt janë të njohura, vazhdimisht ose para zgjedhjeve, ose në kontekstin e qëndrimit kundër Turqisë, zbulojnë qartë natyrën politike të këtyre pohimeve dhe se ato nuk janë në përputhje me faktet historike. Këto përpjekje jo vetëm që nuk janë të dobishme për asnjë palë, por ato gjithashtu bllokojnë rrugën e iniciativave të vullnetit të mirë për të ardhmen”, thuhet në vijim të deklaratës së Ministrisë.

Kurse ministri i Jashtëm, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në një deklaratë që ka bërë në Twitter thotë se mocioni i parlamentit italian është i pavlefshëm.

Mocionin e parlamentit italian e ka dënuar edhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın).

“Vendimi i parlamentit italian për të ashtuquajturin gjenocid është një vendim që injoron faktet historike dhe mbjell farat e reja të armiqësisë. Ne i kundërshtojmë me forcë qasje të tilla që injorojnë thirrjen e Presidentit tonë (Erdoan) për [krijimin e] komisionin e përbashkët dhe që nxisin populizmin politik“, thotë Ibrahim Kallën në reagimin e tij në Twitter.

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, mocionin në fjalë e ka kritikuar me këto fjalë: “Ne e dënojmë në formën më të ashpër përpjekjen më të fundit të Parlamentit italian për të shtrembëruar dhe politizuar historinë e kombit tonë”.

“Kjo (mocioni i parlamentit italian) është një qasje shterpë, armiqësore dhe për të ardhur keq. Në vend që të sulmojmë kujtimet e njëri-tjetrit, ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të siguruar që e vërteta të dominojë rrëfimet”, shtoi Altun.

Ëmer Çelik (Ömer Çelik), zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, gjithashtu e dënoi mocionin, duke thënë se Italia është duke u mashtruar nga diaspora armene, e cila në asnjë mënyrë nuk kërkon marrëdhënie normale midis Turqisë dhe Armenisë.

Propozimi u votua të mërkurën dhe mocioni u miratua me 382 vota pro, asnjë kundër dhe 43 abstenime. Mocioni i kërkon qeverisë që të njohë të ashtuquajturin gjenocid armen, por mocioni në fjalë nuk ka asnjë detyrim juridik.

Ankaraja zyrtare nuk e pranon ‘gjenocidin’ e pretenduar, por pranon se ka pasur viktima në të dy anët gjatë ngjarjeve që kanë ndodhur në vitet e Luftës së Parë Botërore.

Turqia kundërshton prezantimin e incidenteve si “gjenocid”, por i përshkruan ngjarjet e 1915-s si një tragjedi për të dyja palët.

Për të trajtuar këtë çështje Ankaraja ka propozuar në mënyrë të përsëritur krijimin e një komisioni të përbashkët të historianëve nga Turqia dhe Armenia, ku të marrin pjesë edhe ekspertë ndërkombëtarë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne