Turqia dënon sulmin terrorist në Iran

Turqia nëpërmjet një deklarate të publikuar nga Ministria e Jashtme ka dënuar sulmin terrorist në qytetin Ahvaz të Iranit.

Në deklaratë vihet në dukje se është mësuar me një trishtim të madh se një numër i madh i personave kanë humbur jetën dhe janë plagosur si pasojë e sulmit terrorist të ndërmarrë gjatë një parade ushtarake në qytetin Ahvaz të Iranit. “Dënojmë ashpër këtë sulm terrorist të urryer. Urojmë mëshirën e Allahut tek personat që kanë humbur jetën, si dhe shërim të shpejtë për personat e plagosur. Gjithashtu shprehim ngushëllimet e thella për popullin dhe qeverinë e Iranit”, theksohet në deklaratë.

Këtë mëngjes u njoftua se 24 persona kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të ndërmarrë në një paradë ushtarake të zhvilluar me rastin e 38-vjetorit të luftës Iran-Irak në qytetin Ahvaz.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne