Turqia dënon vendimin për Guaidon të parlamentit të BE: mund të shpjerë në luftë civile në Venezuelë

Turqia dënon vendimin e Parlamentit Europian për të njohur udhëheqësin opozitarë të Venezuelës Juan Guaido si president te përkohshëm. Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu tha të premten, se ndërhyrje të tilla të huaja mund të shkaktojnë edhe një luftë civile në vendin e Amerikës së Jugut.

“Ne kemi thënë që nga fillimi, ndërhyrjet e tilla të huaja nuk janë të shëndetshme dhe nuk janë të drejta, nuk do të ofrojnë një zgjidhje, por vetëm do ta thellojnë problemin, Zoti mos e dhente, por vendi [Venezuela] madje mund të zvarritet në një luftë civile, ” u tha gazetarëve Çavuşoğlu në Rumani.

Ministri tha se vendet e tjera duhet të angazhohen për dialog, në vend që të marrin anët.

Vërejtjet e tij erdhën një ditë pasi Parlamenti Evropian njohu kreun e opozitës të Venezuelës Juan Guaido si president te përkohshëm legjitim.

Pas fushatës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Venezuelës, Nicolas Maduro , Parlamenti Evropian të enjten i bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të njohin udhëheqësin opozitar të Venezuelës Juan Guaido si presidentin te përkohshëm.

Ligjvënësit e BE votuan 429 në favor  dhe 104 kundër, me 88 abstenime, në një seancë të posaçme në Bruksel për të njohur kreun kongresist të Venezuelës Guaido , i cili në mënyrë të paligjshme u deklarua president i përkohshëm javën e kaluar. Bashkimi Evropian ishte nervoz në precedentin e një vetëdeklarimi dhe ka ngurruar të ndjekë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve të Amerikës Latine me njohjen e menjëhershme të Guaido .

Presidenti Tayyip Erdogan ka qëndruar pranë homologut të tij te Venezuelës Nicolas Maduro , duke e telefonuar atë javën e kaluar për ti shprehur mbështetjen.

Venezuela është tronditur nga protestat që nga 10 janari kur presidenti Nikolas Maduro u betua për një mandat të dytë pas një votimi të bojkotuar nga opozita. Tensioni u rit kur Guaido shpalli veten si president  më 23 janar.

“Askush nuk duhet të mos respektojë vullnetin e popullit venezuelian,” tha Çavuşoğlu duke iu referuar zgjedhjeve që e çuan Maduro në pushtet.

Ai bëri thirrje për dialog dhe bashkëpunim për të zgjidhur problemin në Venezuelë./ dailysabah/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne