Turqia dërgon trupa shtesë në kufirin me Sirinë

Një agjenci turke e lajmeve ka raportuar se Turqia i ka nisur 100 mjete ushtarake të transportit drejt kufirit me Sirinë. Rritja e gatishmërisë ushtarake vjen disa ditë pas deklaratës së presidentit turk, Erdogan, i cili tha se Turqia e ka shtyrë operacionin e planifikuar ushtarak kundër forcave kurde në veri të Sirisë pasi SHBA-ja vendosi të tërhiqet.

Besohet se forcat ushtarake do të vendosen në provincën e Kilisit. Pjesë e mjeteve janë edhe tanket dhe autobusët që i bartin ushtarët. Ushtria do të vendoset përgjatë vijës kufitare, ndërsa disa ushtarë do ta kalojnë kufirin. Zyrtarët turq nuk i kanë bërë të ditura arsyet e përforcimit të kufirit me forca shtesë.

Presidenti i Turqisë ka thënë se Turqia do ta marrë përsipër luftën kundër luftëtarëve të ISIS-it në Siri pasi Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga zona e luftës. Ai shtoi se operacionet e Turqisë do t’i kenë cak luftëtarët e ISIS-it dhe luftëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Ankaraja është e vendosur të luftojë kundër të gjitha grupeve kurde dhe i vlerëson ato si organizata terroriste. Më parë Turqia i kishte kryer dy operacione luftarake në Siri, të quajtura “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, të cilat kishin për qëllim dobësimin e militantëve kurdë dhe luftëtarëve të ISIS-it në pjesën veriore të Sirisë, shkruan “Reuters”

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne