“Turqia dha mesazh se askush nuk guxon të kryejë operacion brenda kufijve të saj”

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se në rastin e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi, Turqia ka dhënë mesazhin se askush në asnjë mënyrë nuk mund t’ia dalë të kryejë operacion brenda territoreve të saj.

“Turqia dha mesazh që askush të mos guxojë të kryejë vrasje të tillë apo akt të ngjashëm brenda kufijve të saj dhe se nëse ndërmerr një gjë të tillë, do të pagujë, kush do që të jetë ai”, tha Oktay në panelin editorial të AA-së.

Ai tha se vrasja e Khashoggit ka dimension ndërkombëtar dhe se Turqia i është qasur çështjes me transparencën më të madhe dhe me seriozitet shtetëror.

“Kush e ka dhënë urdhrin e vrasjes së kryer në territoret tona? Po kërkojmë përgjigjen e kësaj”, shtoi më tej Oktay.

Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan”, që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite më 20 tetor mbetën të detyruar të pohojnë se Kashoggi është vrarë gjatë një sherri në konsullatë.

Ndërkaq, Prokuroria Publike e Stambollit ka theksuar se “gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë sipas një plani të parapërgatitur, duke u mbytur sapo ka hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor për procedura martesore, ndërsa më pas kufoma e tij është copëtuar dhe zhdukur”.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne