Turqia dhe shumë vende arabe dënojnë sulmin terrorist ndaj kishës në Egjipt

Turqia dënoi sulmin terrorist ndaj kishës në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme dënohet sulmi terrorist ku humbën jetën shumë persona.

Në deklaratë u shprehën ngushëllimet ndaj familjeve të viktimave dhe popullit egjiptian ndërsa të plagosurve iu urua shërim të shpejtë.

Ndërkaq edhe Egjipti, Palestina, Sudani, Jemeni, Jordania, Lëvizja Al-Fatah, Al-Ezher, Vëllazëria Myslimane (Ihvan) dhe ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë në Kajro, dënuan sulmin terrorist ndaj kishës në Kajro.

Në deklaratën e bërë nga Presidenca e Egjiptit dënohet sulmi terrorist në Kajro.

Në lajmin e agjencisë zyrtare të lajmeve të Omanit bëhet e ditur se Omani qëndron pranë Egjiptit.

Edhe një zyrtar i lartë nga Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha se vendi i tij dënon sulmin terrorist në fjalë.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Palestinës, WAFAa bëri të ditur se Kreu i Shtetit, Mahmud Abbas dënoi sulmin terrorist. “Këto sulme nuk do të trondisin vendosmërinë e Egjiptit në luftën kundër terrorit”.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Sudanit bëhet e ditur se ky veprim bie ndesh me të gjitha besimet hyjnore, zakonet dje të drejtat ndërkombëtare.

Në deklaratën e qeverisë së Jordanisë theksohet e shenjta e kulteve fetare dhe kjo nuk mund të jetë e pranueshme në asnjë mënyrë.

Edhe Lëvizja Al-Fataj bëri thirrje për bashkimin e përpjekjeve rajonale në luftën kundër përhapjes së terrorit.

Edhe në deklaratën e publikuar nga El-Ezher Sheyhi Ahmed et-Tayyib dhe Ihvan u dënua sulmi terrorist në fjalë.

Në deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kajro dënohet sulmi ndaj kishës në kryeqytet dhe theksohet se Amerika është pranë popullit egjiptian në luftën kundër sulmeve të tilla frikacakësh.

Edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kajro, Julius Georg Luy dhe Kryekadiu i Palestinës, Mahmud el-Hebbash dënuan sulmin terrorist ndaj kishës në Kajro.

Në sulmin terrorist ndaj një kishe në Hilvan, në jug të kryeqytetit Kajro, humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 5 të tjerë.

Sulmi u mor përsipër nga organizata terroriste DAESH./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne