Turqia do restaurojë dy kisha historike të dëmtuara nga PKK

urqia do të restaurojë dy kisha historike që janë dëmtuar para katër vitesh nga sulmet e organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency.

Drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Fondacioneve, Annan Ertem, për AA deklaroi se 15 milionë lira turke (2,75 milionë dollarë) do të shpenzohen për restaurimin e kishave Surp Giragos dhe Mar Petyun në provincën juglindore Diyarbakir, duke shtuar se mjetet do të sigurohen nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizmit.

“Të gjitha ndërtesat historike në këtë hapësirë do të restaurohen”, tha Ertem.

Ndihmës patriarku i Kishës së Kaldeas në Turqi (Chaldean Church), Francois Yakan, në deklaratën e tij për AA tha se kisha Mar Petyun është e vetmja kishë në rajon që i përket Patriarkales së Kaldeas. Katolikët e Kaldeas e kanë origjinën nga komunitetet e lashta të asirianëve që ishin popull vendas në Irakun e sotëm. Kjo kishë ishte ndërtuar në shekullin e 17-të.

Të dyja kishat që do të restaurohen, ishin ndërtuar gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.

Surp Giragos është kishë armene e ndërtuar në shekullin e 16-të dhe është kisha më e madhe armene në Lindjen e Mesme, me hapësirë prej 3.000 metrash katrorë.

PKK, që është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së, në ekspeditën e saj terroriste 30 vjeçare kundër Turqisë është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne