Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi ka nënshkruar marrëveshje me Qeverinë e Turqisë për sigurimin e uniformave për nevojat e ushtrisë së Malit të Zi. Me marrëveshje është paraparë të sigurohen uniformat për 2700 pjesëtarë të forcave ushtarake, pasi Ministria e Mbrojtjes po punon në krijim e kushteve për aftësimin e gjeneratës së re të ushtarëve përmes të ashtuquajturit shërbim vullnetar ushtarak, i cili do të fillojë të aplikohet nga viti i ardhshëm. Marrëveshja e nënshkruar, përfshin periudhën nga viti 2018-2022 dhe për realizimin e saj janë akorduar mbi 5,3 milionë euro. Nga pala malazeze kontratën e nënshkroi ministri i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, ndërsa në emër të Agjencisë Ekonomike të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë (ASFAT) drejtori i përgjithshëm Mahmut Sami Ceylan. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, Serhat Galip./ trt
Turqia do të sigurojë uniformat për ushtrinë e Malit të Zi
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
Iran: Epoka e ndryshimit ka filluar
April 23, 2024
SI IU HOQ NENSHTETESIA ÇAMEVE- KOMUNIZMI!!
April 22, 2024
LUFTA IRAN IZRAEL KA FILLUAR
April 21, 2024
Ariu rus në kafazin tonë të vogël
April 20, 2024