Turqia e shqetësuar nga përdorimi i forcës joproporcionale gjatë protestave në Francë

Turqia ka shprehur shqetësim për ndërhyrjen gjithnjë e më të ashpër dhe përdorimit forcës joproporcionale të forcave franceze të sigurisë kundër protestuesve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, bëri deklarata rreth protestave në Francë pas rritjes së çmimit të karburanteve.

Ai theksoi se rritja e fundit e çmimit të karburanteve ka ngjallur protesta në disa qytete në Francë dhe rikujtoi dhunën e vërejtur të shtunën gjatë demonstratave të organizuara në Paris.

“Ne po ndjekim nga afër dhe me shqetësim këto zhvillime që ndodhin në Francë, ku jeton një komunitet turk prej rreth 700 mijë personash. ndërhyrjes e forcave franceze të sigurisë, të cilat janë duke u bërë më të ashpra, si dhe përdorimi i forcës joproporcionale, janë shqetësuese”, deklaroi Aksoy.

“Ne jemi të bindur për nevojën e dialogut në demokraci dhe bëjmë thirrje për përmbajtje në mënyrë që tensioni të mund të ulet sa më shpejt që të jetë e mundur. Zhvillimi i protestave sipas standardeve demokratike dhe në mënyrë paqësore, zgjidhja e problemeve përmes dialogut dhe marrjen e masave të nevojshme për sigurinë e komunitetit turk në Francë janë pritjet tona kryesore nga autoritetet franceze”, shtoi zëdhënësi i MPJ turke.

Demonstratat në Francë organizohen që nga e shtuna e 17 nëntorit si reagim ndaj taksave të reja që qeveria vendosi për karburantet.

Incidentet që kanë zgjatur më shumë se një javë kanë lënë 2 të vdekur dhe 756 të plagosur, përfshi këtu edhe 136 forca të sigurisë; ndërkohë që 693 persona të tjerë janë vendosur në paraburgim.

Një hetim ka nisur pas një sulmi racist mbi një grua në Cognac dhe agresionit në Saint-Quentin, ku një grup demonstruesish detyruan një grua që të heqë shaminë e kokës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne