Turqia fiton ndeshjen ndaj Shqipërisë

Turqia ka fituar ndeshjen zyrtare ndaj Shqipërisë që u zhvillua në qytetin e Shkodrës, e vlefshme për fazën eliminatore të “EURO 2020”.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0:2, ku Turqia siguroi tre pikët e para për eliminatoret e Evropianit.

Goli i parë nga ekipi turk u shënua nga Burak Yılmaz në minutën e 21-të të ndeshjes që u zhvillua në Stadiumin “Loro Boriçi”.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 55-të shënoi gol Hakan Çalhanoğlu, duke vulosur rezultatin përfundimtar 0:2 në favor të Kombëtares së Turqisë.

Ndeshja u drejtua nga gjyqtari Tobias Stieler i Federatës Gjermane të Futbollit, dhe ndihmësit e tij Mike Pickel dhe Christian Gittelmann.

Të dyja skuadrat u mbështetën nga tifozët e tyre duke krijuar atmosferë festive në stadium dhe jashtë tij.

Ndërkohë, Policia e Shqipërisë kishte marrë masa për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes, duke angazhuar qindra forca policore dhe duke bllokuar për qarkullimin e automjeteve disa akse rrugore në qytetin e Shkodrës.

Për fazën eliminatore të “EURO 2020” Shqipëria dhe Turqia janë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Sfida e ardhshme e Shqipërisë është më 25 mars me Andorrën, ndërsa Turqia do të përballet me Moldavinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne