Maqedonia e Veriut dhe Turqia zotohen se do të bashkëpunojnë fortë në fushën e mbrojtjes për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar tha se në Maqedoni operojnë organizata terroriste, ndër të cilat edhe struktura të FETO-s.

Ai thotë se shteti turk do t’i vijë në ndihmë Maqedonisë, edhe në kuadër të Aleancës së NATO-s, që të përpiqet deri në eliminimin e terroristit të fundit, të udhëhequr nga Fetullah Gylen.

Ministri Akar, tha se autoriteteve në Shkup, iu ka dhënë emrat e terroristëve dhe gjatë këtyre ditëve presin të ndërmarrin aksion.

“E dimë që ekzistojnë struktura të caktuara të organizatës terroriste të FETO-s. Në këtë kontekst shumë herë kemi pasur bashkëpunime ndërmjet institucioneve të dy vendeve. Tani kemi momente të reja, me të cilat ballafaqohemi dhe shpresoj që këtyre ditëve të ndërmarrën masave konkrete kundër këtyre terroristëve. Kemi edhe emra konkret të disa prej kryesorëve të këtyre strukturave, të cilat i kemi shkëmbyer me autoritetet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut”,  tha Hulusi Akar.

Duke komentuar deklaratën e homologut të saj turk se strukturat e FETO-s ndikojnë në raportet mes dy vendeve, ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë Veriore, Radmilla Shekerinska tha se kjo çështje nuk do të pengojë procesin e ratifikimit të protokollit nga Turqia për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Qeveria e RMV-së dhe Kryeministri me gjestet tona dhe prezencën në ngjarje të caktuara dëshmojnë se e vlerësojnë përkrahjen e Turqisë dhe tregojmë se ky lloj i solidaritetit dhe mbështetjes që e kemi marr, jemi të gatshëm edhe ta rikthejmë. Për këtë arsye nuk pres që të rrezikohet ratifikimi i protokollit tonë për anëtarësim në NATO”, tha Shekerinska.

10