Turqia i pret rrugën ministrit grek të Mbrojtjes: Prapakthehu!

Rojet bregdetare turke bllokuan ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Panos Kamenos që t‘i afrohet ishujve Kardak në Egje, ku do të vinte një kurorë me lule. Siç njofton Ministria e Brendshme e Turqisë, ata e paralajmëruan Kamenosin teksa ndodhej 3.5 milje larg bregut të Bodrumit në territorin turk.

Pas paralajmërimit, anija greke u largua nga ujërat territoriale të Turqisë pa ndonjë incident tjetër, shtuan autoritetet e Ankarasë.

Në një deklaratë, ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu tha se njësitë e rojes bregdetare “bënë atë që ishte e domosdoshme”.

Edhe në një deklaratë nga Forcat e Armatosura Turke, u tha se  anijet e marinës dhe rojes bregdetare penguan një anije detare greke që të hynte në ujërat territoriale turke pranë Kardakut, i njohur gjithashtu si Imia në greqisht.

Një mosmarrëveshje prej dhjetë vjetësh midis Turqisë dhe Greqisë mbi ishujt e pabanuar të Egjeut i sollën të dy vendet në prag të konfliktit të armatosur në vitin 1996 dhe çoi në tensione të rikthyera këtë vit.

Ishujt Kardak janë të vogjële e të pabanuar, të vendosura në mes të zinxhirit të ishujve grek të Dodekanes dhe bregut jugperëndimor kontinental të Turqisë.

Kriza u shkaktua kur një anije turke u përplas në ishuj më 25 dhjetor 1995. Greqia pretendoi se aksidenti ndodhi në ujërat e saj territoriale, gjë të cilën Turqia e refuzoi duke pretenduar se ishujt i përkisnin pikërisht asaj.

Ushtria greke dërgoi një ushtar për të ngritur flamurin grek në një prej ishujve në lindje, duke rezultuar në vendosjen e trupave nga të dy vendet rreth tyre.

Kryeministrja e asaj kohe, Tansu Çiller, tha n se Turqia ishte gati për një operacion ushtarak dhe dërgoi trupa në ishullin perëndimor për të ngritur flamurin turk.

Por tensionet u zbutën kur presidenti amerikan Bill Clinton, delegatët amerikanë dhe nënsekretari i NATO-s, negocoi me të dy palët dhe situata u kthye në normalitet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne