Ministria turke e kulturës dhe turizmit filloi një proces ligjor për të ndaluar shitjen e një kopje të Kur’anit të shekullit të 16-të, të shkruar nga djali i një mjeshtri të kaligrafisë osmane.
Kopja e Librit të Shenjtë do të vendoset në ankand nga Christie më 26 tetor për 120,000 paund.
Autoritetet turke thonë se kjo është kontrabanduar nga Turqia, raportoi Daily Sabah.
Ministria e jashtme turke kontaktoi me kompaninë e ankandit dhe kërkoi nga ata që të pezullonin shitjen. Zyrtarët e Christie ende nuk i janë përgjigjur kërkesës.
Kur’ani, i kaligrafuar nga Mustafa Dede, i biri i kaligrafit të madh Shejh Hamdullah, është kryesisht i padëmtuar, siç tregojnë fotografitë e saj në faqen e internetit të Christie.
Shejh Hamdullah (1436-1520) ishte themeluesi i shkollës osmane të kaligrafisë Islame.
Ai ka përdorur gjashtë standarde të dorëshkrimit dhe nderohet shumë për dorë-shkrimin e tij në stilin Naskh dhe Thuluth.
Burimi : IQNA/ ML