Turqia kërkon shpjegimin deri në fund të vrasjes së Khashoggit

Turqia ka paralajmëruar se do të krijojë një komision ndërkombëtar për hetimin e vrasjes së gazetarit kritik ndaj pushtetit në Arabinë Saudite, Jamal Khashoggi. Ajo ka kritikuar shtetet perëndimore për pakujdesi dhe përpjekje për fshehjen e të dhënave lidhur me këtë vrasje. “Ju po shihni se si disa vende që flasin për lirinë e shtypit, tani po përpiqen t’i fshehin të dhënat, kur kanë para vetes paratë saudite”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu, për agjensinë e lajmeve Anadolu. Qeveria turke do të insistojë në zbardhjen dhe sqarimin e plotë të vrasjes, tha Cavusoglu. Përgatitjet do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, me synim zbardhjen e plotë të rastit, bëri të ditur ministri.

Krahas Turqisë edhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare si dhe organizata për të drejtat e njeriut OHCHR, kanë kërkuar një hetime të pavarura të kësaj vrasjeje. Por kjo kërkesë mund të bëhet zyrtarisht vetëm nga një shtet anëtar i OKB. Pa këtë kërkesë, hetime nga autoritetet e OKB nuk është e mundur, tha sekretari i përgjithshëm i OKB, António Guterres. Një kërkesë të këtillë mund të paraqesë edhe KS i OKB, por një gjë e tillë nuk është bërë deri tani.

Princi dhe vrasja

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i ka fajësuar krerët më të lartë të Arabisë Saudite për dhënien e urdhërit për vrasjen e gazetarit. Riadi i ka hedhur poshtë këto akuza dhe përzierjen e princit Mohammed bin Salman në këtë vrasje. Edhe SHBA, si partner i ngushtë i Arabisë Saudite, ka hedhur poshtë pohimet për përzierjen e princit të Arabisë Saudite në këtë vrasje.

Në fillim të janarit në Riad nisi procesi kundër 11 të akuzuarve për vrasjen e gazetarit Khashoggi. Të akuzuarit mund të denohen me vdekje. Procesi si dhe vrasja e gazetarit në objaktet zyretare të Arabisë Saudite në Turqi, e kan dëmtuar rëndë autoritetin e princit 33-vjeçar.

Khashoggi u vra me 2 tetor 2018 në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Pas deklaratave kundërthënëse të dhëna menjëherë pas vrasjes, Riadi ka pranuar më në fund se vrasja ka ndodhur. Khashoggi është vrarë dhe më pas është copëtuar. Se ku janë hedhur mbetjet e trupit të tij, ende nuk dihet. Vrasja ka zgjuar interesim të madh të opinionit ndërkombëtar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne