Turqia kritikon planin e SHBA-ve për t’i dhënë fund importeve të naftës iraniane

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se vendimi i SHBA-ve për t’i dhënë fund përjashtimeve mbi ndalesën e importeve të naftës iraniane nuk do të shërbej për paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Vendimi i SHBA-ve për t’i dhënë fund përjashtimeve mbi ndalesën e importeve të naftës iraniane nuk do të shërbej për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ky vendim do të dëmtoj popullin e Iranit. Nuk pranojmë sanksione të njëanshme dhe imponimet se si do të formojmë marrëdhënie me fqinjët tanë”, tha Çavuşoğlu, në një postim në llogarinë e tij në Twitter, pas prononcimit nga qeveria amerikane se nuk do të jepet e drejta e një përjashtimi tjetër për tetë vendet që ishin të përjashtuara më parë nga sanksionet për naftën e Iranit.

Shtëpia e Bardhë në një njoftim më herët kishte theksuar se nuk do të jepen të drejta të reja përjashtimi për tetë vendet e përjashtuara më herët nga sanksionet iraniane të naftës.

Ndër të tjera, Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-të, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në një mënyrë të përbashkët ofrojnë siguri për të furnizuar tregjet globale të energjisë.

“Ne ramë dakord për të marrë këtë hap në kohë për të siguruar që do të përmbushet kërkesa globale edhe pasi nafta iraniane të tërhiqet nga tregu”, tha më tej Shtëpia e Bardhë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne