Turqia kryeson listën e përkohshme të UNESCO-s

Turqia ndodhet në vend të parë të Listës së Përkohshme për Trashëgiminë Botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Kreu i Komisionit Kombëtar të Turqisë për UNESCO-n, Ëxhal Ouz (Öcal Oğuz) tha se Turqia ka numrin më të madh të vendeve (siteve) – 77 – në listën paraprake të UNESCO-s për vendet kulturore dhe natyrore.

Në një intervistë për Agjencinë Anadolli (AA) në provincën juglindore të Kahramanmaras, Ëxhal Ouz tha se deri në vitin 2018 vendi numëron 18 vende të çertifikuara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Gobeklitepe, tempulli më i vjetër në botë, u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 1 korrik. Ai u zbulua në vitin 1963 kur arkeologët nga universitetet e Stambollit dhe Çikagos po punonin në këtë sit.

Ouz tha se ndërgjegjësimi i publikut në Turqi për UNESCO-n është rritur gjatë viteve të fundit, duke shtuar se qeverisjet lokale, organizatat e shoqërisë civile dhe agjencitë qeveritare po punojnë në harmoni në këtë drejtim.

“Kur e ndajmë pasurinë e kësaj gjeografie me botën, ne mendojmë se do të ofrojmë avantazhe dhe mundësi të mëdha edhe në aspektin ekonomik, edhe në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe transferimin e saj tek gjeneratat e ardhshme”, shtoi Ouz.

Lista e Përkohshme e UNESCO-s për Turqinë përfshin Manastirin Sumela në krahinën e Trabzonit në Detin e Zi, parkun arkeologjik Harran në rajonin juglindor Sanliurfa, shpellën Karain në Antalian jugore, zonat ku janë zhvilluar betejat e Luftës së Parë Botërore në Çanakala (Dardanele) dhe Gelibolu (Galipoli)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne