Turqia mban në burg dy ushtarët grekë, reagon ashpër Kotzias

Një gjykatë turke refuzoi të lirojë dy ushtarët grekë, që kaluan aksidentalisht kufirin mes dy vendeve në zonën e Edirnes, të enjten e kaluar.

Kjo ngjarje mund të bëhet shkak për rindezjen e marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve. Kujtojmë që gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj dy ushtarëve grekë. Avokatët kërkuan lirimin e tyre duke deklaruar se bëhej fjalë për një gabim njerëzor.

Megjithatë gjykata vendosi që të vazhdojë deri në fund gjykimin për kalim të paligjshëm të kufirit. Frika e avokatëve është se mes akuzave mund të përfshihet edhe spiunazhi.

Sot, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i bëri thirrje Ankarasë që të mos e zmadhojë e shkaktojë një problem ligjor dhe politik nga një ngjarje aksidentale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne