Turqia më 9 korrik fillon zyrtarish me sistemin e ri presidencial

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan më 9 korrik do të japë betimin si President në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Sipas informatave të marra nga burimet e Presidencës, Erdogan pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të 24 qershorit, më 9 korrik në orën 16.00 do të japë betimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Pas betimit në Kompleksin Presidencial në Ankara do të organizohet ceremonia solemne me rastin e kalimit të vendit në sistemin e qeverisë presidenciale.

Sistemi presidencial zyrtarisht do të fillojë po të njëjtën ditë pas betimit të Presidentit Erdogan dhe shpalosjes së kabinetit qeveritar.

Ndërkaq në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë po vazhdon procesi i regjistrimit të deputetëve.

Asambleja e Përgjithshme e Kuvendit do të mblidhet më 7 korrik ditën e shtunë në orën 14.00 për ceremoninë e betimit të deputetëve të legjislaturës së 27-të./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne