Turqia merr ftesën zyrtare për dorëzimin e avionit F-35

“Si ‘Lockheed Martin’, ne do të jemi të lumtur që t’ju kemi pranë në Ceremoninë e Dorëzimit të Avionit F-35 për Republikën e Turqisë, të cilën do ta realizojmë në Fort Worth, më datë 21 qershor 2018”, thuhet në ftesën zyrtare.

Autoritetet përkatëse turke kanë marrë ftesën zyrtare për dorëzimin më 21 qershor të Avionit Luftarak të Përbashkët (Joint Strike Fighter), F-35A, një gjuajtës supersonik i gjeneratës së pestë që disa senatorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë t’i jepet Turqisë si reagim ndaj blerjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore, S-400.

“Si ‘Lockheed Martin’, ne do të jemi të lumtur që t’ju kemi pranë në Ceremoninë e Dorëzimit të Avionit F-35 për Republikën e Turqisë, të cilën do ta realizojmë në Fort Worth, më datë 21 qershor 2018”, thuhet në ftesën zyrtare të kompanisë “Lockheed Martin”, prodhuesja kryesore e avionëve luftarakë në fjalë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne