Turqia mohon raportimet mbi përdorimin e armëve kimike në Afrin

Pavarësisht nga raportimet se ushtria turke ka përdorur armë kimike të ndaluara ndërkombëtarisht në ofensivën e saj në rajonin veriperëndimor të Afrinit në Siri, Ankaraja mohon kryerjen e një sulmi me gaz kimik, duke argumentuar se Turqia bën “kujdesin maksimal” për të mbrojtur jetën e civilëve.

“Ushtria turke posedon avionë, tanke dhe raketa, dhe po përdor armë të ndaluara nga konventat ndërkombëtare si napalm dhe predha të mbushura me gaz klorin”, tha të shtunën Reizan Hedu, nga Forcat e Mbrojtjes Kurde të Sirisë, për agjencinë e lajmeve RIA Novosti. Hedu më tej vuri në dukje se trupat turke në të vërtetë nuk po përparojnë në Afrin, por janë angazhuar në taktika të sulmeve sporadike. Të premten, drejtori i përgjithshëm i Spitalit Afrin, Xhivan Muhamed, tha për agjencinë zyrtare të lajmeve të Sirisë, SANA, se gjashtë persona ishin pranuar në spital me simptoma të “vështirësive të frymëmarrjes, kollitjes dhe djegie në të gjithë trupin “, të cilat ai tha se ishin tregues të një sulmi me armë kimike. Ndërkohë, një burim diplomatik turk mohoi raportet rreth një sulmi të dyshuar me gaz kimik në Afrin dhe i cilësoi ato si “propagandë e zezë”. “Këto janë akuza të pabaza. Turqia kurrë nuk ka përdorur armë kimike. Ne kujdesemi maksimalisht për civilët gjatë operacionit Dega e Ullirit “, tha për mediat në Ankara ky burim diplomatik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne