Turqia ndihmon në restaurimin e Tyrbes Osmane në Hungari

Projekti i rinovimit të përbashkët në Tyrben e Gyl Babës në Budapest do të përfundojë muajin e ardhshëm, thotë koordinatori turk

Nga Mehmet Yilmaz

Budapest, Hungari

Një projekt rinovimi për të restauruar një Tyrbe afër 500 vjeçare në Hungari do të përfundojë muajin e ardhshëm, kanë thënë zyrtarët turq për Agjencinë Anadolu.

Tyrbja tetëkëndëshe e Gyl Babës, një dervish, poet bektashian osman dhe shoqërues i Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, u ndërtua midis viteve 1543 dhe 1548 në Budapest.

Si një nga gjurmët e pakta të administrimit Osman në Evropën qendrore, Tyrbja është mbrojtur nga autoritetet hungareze deri më sot.

Ajo u restaurua fillimisht nga ekspertë hungarezë në vitin 1963, pasi u dëmtua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Që atëherë është përcaktuar si një muze dhe është hapur për publikun.

Projekti më i ri i rinovimit në partneritet të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe autoritetet hungareze filloi në gusht të vitit të kaluar.

Koordinatori i TIKA-s në Hungari, Sulejman Kiziltoprak, tha se projekti është një “shenjë e miqësisë turko-hungareze”.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit, tha qeveria hungareze në një deklaratë.

TIKA ka përfunduar rreth 60 projekte në Hungari që nga viti 2014, të cilat kryesisht ishin të lidhura me bashkëpunimin shoqëror, kulturor, arsimor, dhe shëndetësor.

Agjencia turke po kryen gjithashtu punë të gjera restauruese mbi trashëgiminë osmane në Ballkan, si dhe zbatimin e projekteve në zhvillim./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne