“Turqia nuk do të lejojë asnjë korridor terroristësh pranë kufirit”

Turqia nuk do të lejojë asnjë entitet apo korridor terroristësh i cili kërcënon unitetin apo integritetin e vendit, deklaroi të dielën ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

“Asnjëherë nuk do të lejojmë formimin e ndonjë korridori pranë kufijve tanë, i cili do të kërcënojë unitetin dhe integritetin e vendit. Nuk do të lejojmë ndërmarrjen e ndonjë hapi në rajon që është në kundërshtim me Turqinë”, tha Akar, në një deklaratë me rastin e shënimit të Ditës së Republikës së Turqisë, që festohet më 29 tetor.

Akar tha më tej se Turqia vazhdon me vendosmëri luftën kundër grupeve terroriste, me theks të veçantë kundër FETO-s, një grup përgjegjës për grusht shtetin e dështuar në vitin 2016, si dhe kundër terroristëve të PKK-së dhe degëve të saj siriane PYD dhe YPG dhe DEASH-it.

“Kjo luftë nuk do të pushojë derisa nuk neutralizohet dhe terroristi i fundit”, thotë Akar, për të shtuar se: “Republika e Turqisë pranon rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve paqësore, të qëndrueshme dhe të drejta për problemet, megjithatë pa qëndruar indiferente ndaj vuajtjeve të njerëzve, tensioneve dhe konflikteve rreth saj”, tha ai.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne