Turqia paralajmëron Amerikën për një kaos të ri

Autoritetet turke kanë paralajmëruar se çdo ndryshim në statusin aktual të Kodsit të shenjtë, të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, do të çonte në një katastrofë të madhe në rajon.

“Nëse ndryshohet statusi i Kudsit dhe ndërmerret një hap tjetër… kjo do të ishte një katastrofë e madhe,” tha të hënën zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozdag, duke shtuar:” Ky veprim do të shkatërronte tërësisht procesin e brishtë të paqes në rajon, dhe do të çojë në konflikte të reja, mosmarrëveshje të reja dhe trazira të reja.” Bozdag tha se masa do të krijonte një kaos të ri për rajonin e Lindjes së Mesme. ” Kjo lëvizje e Uashingtonit nuk do të sillte asnjë përfitim. Në vend që të hapë dyer të reja, do ta zvarriste rajonin në një katastrofë të re “, tha zyrtari i lartë turk, i cili gjithashtu shërben si zëdhënës i qeverisë turke. Deklaratat e zv/kryeministrit turk erdhën pas raportimeve se administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump po konsideronte njohjen e Kodsit të shenjtë si kryeqytet i ri i Izraelit. Ekspertët politikë thonë se Trump po kërkon të kompensojë një tërheqje nga premtimet e tij gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, se ai do të transferojë ambasadën amerikane në territoret e pushtuara palestineze nga Tel Avivi në Kuds./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne