Turqia paralajmëron Greqinë: Do ta paguani shtrenjtë

Tensione te forta mes Greqise dhe Turqise. Mes zyrtareve te larte ka pasur shkembim te ashper replikash edhe kercenmime.

Vetem pak pasi ministrit grek i Mbrojtjes Panos Kamenos, paralajmeroi Turqine ka ardhur reagimi i homologut turk.

“Nëse bëjnë qoftë lëvizjen më të vogël, ne do t’i shtypim. Greqia do paqe dhe harmoni, por nuk do të lëshojë asnjë centimetër të tokës së saj”- tha Kamenos.

Nderkohe qe kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë ishte edhe me i ashper, teksa tha: “Nëse turqit zbarkojnë në një ishull të vogël, ne do ta shuajmë nga faqja e dheut. Ajo është vija e kuqe”.

Pergjigje kercenimeve u ka dhene ministri turk i Mbrojtjes, Hukusi Akar, duke folur për zhvillimet në Egje, Mesdhe dhe Qipro.

“Të gjithë duhet ta dinë se do ta paguajnë shtrenjtë. Kjo është këshilla që u japim fqinjëve tanë. Nuk do të lejojmë asnjë sfidë në Egje dhe Mesdhe. Nuk do të lejojmë asnjë vendim kundër Republikës Turke të Qipros Veriore”- tha ai, duke shtuar se Turiqa eshte per miqësi, paqe dhe stabilitet.

“Ne nuk do të tolerojmë për të drejtat tona me çfarëdo kosto. Çmimi do të jetë shumë i shtrenjtë. Nuk duhet të bëjnë llogaritje të gabuara“, tha ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne