Zëvendës kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Prof. Dr. Ahmed Er-Rajsuni, tha se me hapat e hedhura nga Turqia në krizën e përjetuar në rajonin e Gjirit është parandaluar mundësia e pushtimit të Katarit.

Prof. Dr. Ahmed Er-Rajsuni për Anadolu Agency (AA) ka folur në lidhje me krizën mes Katarit dhe disa vendeve arabe.

Në thelbin e problemit qëndron moslejimi i zërave të ndryshëm në rajon, ka bërë të ditur Rajsuni duke u shprehur se “Është armiqësor dhe ekstrem vendimi për embargo që Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkaura Arabe (EBA) dhe vendet e tjera kanë vendosur kundër Katarit. Shtetet që kanë vendosur këtë embargo nuk dëshirojnë që të dalë zëri i asnjë opozitari, dëshirojnë t’iu japin fund plotësisht të gjitha veprimeve që janë kritikuese dhe opozitare në rajon”.

Pasi është shprehur se vendet që zbatojnë embargon kanë forcën të kryejnë edhe më shumë sanksione kundër Katarit, Rajsuni ka komentuar se “Ishte mundësia që Katari të pushtohej nga EBA dhe kryesisht nga Arabia Saudite. Turqia eliminoi këtë mundës që në ditën e parë të krizës”.

“Marrëdhëniet historike mes Katarit dhe Turqisë nuk kanë shembull”

“Lidhjet mes Katarit dhe Turqisë janë shumë të forta. Në rast se Katari shpreh dëshirën është e pamundur që Turqia të mos ndihmojë Katarin. Marrëdhënia mes Turqisë dhe Katarit ka edhe një anë shumë të veçantë: Familja Al Sani mbizotëron në vend që nga koha e Osmanëve. Familja Al Sani ndodhej në qeveri në përfaqësim të kalifatit duke u ngarkuar me detyrë nga Osmanët. Marrëdhëniet rrënjësore dhe historike mes Katarit dhe Turqisë nuk kanë shembull”, ka theksuar Rajsuni, duke nënvizuar se Turqia nuk është gjendur pranë vetëm Katarit, por në të njëjtën kohë duke qëndruar përballë shtypësit dhe rrethimit ajo ka qenë përkrah edhe pranë të shtypurve.

Më tej Dr. Rajsuni ka theksuar se pikëpamjen e Turqisë ndaj krizës nuk e lidh vetëm me marrëdhëniet e mira me Katarin dhe ka shtuar se “Arabia Saudite dhe EBA nuk do të mund të marrin vendime politike shumë të shpejta përballë këtij qëndrimi të Turqisë sepse Turqia është një vend i fuqishëm, nuk do të jetë i lehtë qëndrimi përballë saj”.

“Kriza e përjetuar me Katarin ka qenë një goditje shumë e madhe për GCC”

Zëvendës Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë Prof. Dr. Ahmed Er-Rajsuni, duke theksuar se për shkak të krizës Katari mund të kryejë disa ndryshime të kufizuara në politikat e tij, ai tha se nuk pret ndryshime në politikat themelore si largimin nga vendi të anëtarëve pas mbylljes së zyrave të Lëvizjes së rezistencës islame palestineze Hamas dhe të Vëllazërisë Muslimane apo mbylljen e kanalit Al Jazeera.

Rajsuni ka bërë të ditur se populli i Katari nuk ndikohet shumë nga kriza, dhe ka pretenduar më tej se në këtë proces dëmtimin më të madh do ta marrë Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) i cili ka ardhur në pikën e mbarimit. “Edhe sikur kriza të përfundojë nuk do të jetë shumë e lehtë që GCC të shërojë plagët. GCC aktualisht është i ndarë në dy pjesë: Në njërën anë Omani, Katari dhe Kuvajti dhe në anën tjetër Arabia Saudite, EBA dhe Bahreini. Në rast të përfundimit të krizës Arabia Saudite këtë herë krizën do ta transferojë në Kuvajt. Ndërsa politika e brendshme dhe e jashtme e Omanit ka një drejtim plotësisht ndryshe nga vendet e GCC. Pas këtyre mosmarrëveshjeve kriza me Katarin ka qenë një goditje e madhe për GCC. Ndikimet e kësaj goditjeje do të vazhdojnë për shumë vite”, është shprehur Rajsuni.

Duke e konsideruar si “të matur, të drejtë dhe të ndershëm” qëndrimin e Marokut në lidhje me krizën Dr. Raysuni, ka theksuar:

“Maroku më parë tregohej shumë i ndjeshëm ndaj krizave të përjetuar në Gjirin Persik. Kur kërkohej Maroku ndërmerrte hapa të tilla, si dërgonte ushtarë në rajon apo duke mos patur ndonjë arsye ndërpriste marrëdhëniet me Iranin për vendet e Gjirit. Por me aq sa kam kuptuar në vitet e fundit Maroku duke kuptuar se këto politika nuk i shërbejnë ndryshoi politikën e tij të jashtme. Së fundmi Mbreti Jordanez Abdullah pavarësisht se ftoi personalisht mbretin Muhammed-i i 6-të i Marokut në samitin e Ligës Arabe që do të zhvillohej në vendin e tij, ai nuk vajti në këtë samit”./ AA

27