Turqia përgatitet të kërkojë ekstradimin e ish-bashkëkryetarit të PYD/PKK-së nga Çekia

Ministria e Drejtësisë së Turqisë njoftoi se kanë filluar proceduarat për ekstradimin e ish-bashkëkryetarit të organizatës terroriste PYD/PKK, Salih Myslim nga Çekia.

Interpoli i Çekisë, i komunikoi autoriteteve turke se Salih Myslim u kap në 24 shkurt në Pragë sipas kërkesës së lëshuar nga Turqia për kapjen e terroristit.

Autoritetet çeke bënë të ditur se gjykata do të vendosë arrestimin ose jo të personit në fjalë dhe ky vendim do ti përcillet me shpejtësi autoriteteve turke./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne