Turqia: Përse duam edhe S-400 rus edhe Patriot amerikan

Turqia ka ndërmarrë një akt të pashembullt në historinë modern duke zgjedhur të marrë sisteme mbrojtjeje nga dy skajet e politikëbërjes botërore, jo në aleancë por rivalitet: SHBA dhe Rusia.

Me Moskën ka nënshkruar marrëveshjen e blerjes së sistemit të avancuar S-400, gjë që ka zemëruar Uashigtonin – me arsyetimin se vendet anëtare të NATO-s, siç është dhe Turqia, nuk mund ta blejnë armatim jashtë Aleancës – por së fundi ka marrë dritën jeshile dhe nga Pentagoni për blerjen e sistemit amerikan Patriot.

Zëdhënësi i presidentit Erdogan, Ibrahim Kalin tha se blerja e e sistemit të raketave Patriot nuk do të ndikojë në marrëveshjen për blerjen e sistemit të raketave  S-400.

“Marrëveshja për S-400 është në fund, dorëzimi i parë pritet në tetor 2019”, tha Kalin, duke deklaruar se furnizimi me Patriot nuk është parë si një alternativë, por si një nevojë për t’i patur të dyja sistemet e mbrojtjes.

Ditën që Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e sistemeve të raketave Patriot në Turqi, zëdhënës i Kremlinit Dmitry Peskov, tha se ky hap nga Turqia nuk do të ndikojë në marrëveshjen mes Moskës dhe Ankarasë për dërgimin e S-400.

Kjo lëvizje e pazakontë e Turqisë, në shqip përkthehet me inteligjencën përfituese të një fëmijë me kërkesën “edhe për një alkullore, edhe për një çokollatë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne