“Turqia po rindërton Somalinë”

Ministrja e Ndihmave Humanitare të Somalisë, Meryem Kasım Ahmed, duke theksuar se mënyra e ndihmës së Turqisë është më ndryshe se shtetet e tjera tha se “Turqit edhe bëjnë ndihma humanitare, por edhe na ndihmojnë për t’u zhvilluar dhe për të bërë progres. Pra(Turqia), po e rindërton Somalinë”.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, Ahmed foli për ndryshimet pozitive në Somali pas përleshjeve si dhe për aktivitetet e Turqisë në Somali.

Duke rikujtuar se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Somalisë nuk janë disa vjeçare, Ahmed tha se historia e marrëdhënieve të këtyre dy shteteve është e gjatë dhe e lashtë.

Ajo tha se Turqia ka filluar të interesohet përsëri për Somalinë pas vitit 2011 me fillimin e krizës së urisë, problemit të terrorizmit dhe krizës politike.

“Turqia erdhi në shtetin tonë kur Somalia ishte duke luftuar me urinë dhe na dha mbështetje. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në atë kohë si kryeministër kishte vizituar vendin tonë. Kjo kishte ndodhur për herë të parë. Për herë të parë një lider i nivelit të lartë kishte ardhur në Soamali. Presidenti Erdoğan po ashtu kishte inkurajuar edhe liderët e tjerë që ta vizitojnë Somalinë”, tha ministrja somaleze.

Ajo vuri në dukje se pas vizitës së presidentit turk Erdoğan si populli turk ashtu edhe organizatat humanitare, por edhe e gjithë bota janë ngritur në këmbë.

“Sa i përket çështjes së ndihmave, Turqia është më humanitare se shtetet e tjera. Një numër i madh i zyrtarëve të lartë, të popullit dhe të organizatave humanitare erdhën për të na shpëtuar. Një interesim kaq i afërt i Turqisë për Somalinë detyroi që edhe shtetet tjera të bëjnë diçka për këtë temë. Por mënyra e ndihmës së Turqisë dhe të Qeverisë turke është shumë shumë ndryshe nga shtetet tjera. Turqit edhe na japin ndihma humanitare, por edhe na ndihmojnë që të kemi progres dhe të zhvillohemi. Turqia po e ndërton përsëri Somalinë”, tha Ahmed.

“Somalia është gjithmonë mirënjohës për Turqinë”

Duke shprehur se populli i Somalisë i cili po kalon nga një periudhë tejet të vështirë është gjithmonë mirënjohës ndaj Turqisë dhe popullit të saj, Ahmed tha se “Turqia ende po e vazhdon aktivitetin e saj në Somali. Këto aktivitete nuk janë vetëm në nivelin e ndihmave humanitare. Por po realizojnë edhe projekte shumë të mëdha të zhvillimit të këtij vendi dhe po ashtu po realizojnë projekte të reja. I gjithë populli somalez është mirënjohës ndaj Qeverisë së Turqisë dhe popullit të saj për mbështetjen e dhënë në ditët më të vështira të tyre. Nëse Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet e saj shteti jonë do të zhvillohet edhe më tej”.

Ajo po ashtu theksoi se prania e Turqisë në Somali dhe mënyra e punës së saj duhet të jetë shembull edhe për organizatat e tjera humanitare në botë.

“Në Somali ka njerëz të viktimizuar nga thatësirat dhe përmbytjet. Ka njerëz të cilët janë detyruar të zhvendosen. Në të shumtën e rasteve Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatat humanitare po fokusohen në probleme të tilla dhe po hyjmë në rrugën e zgjidhjes afatshkurta të problemeve. Patjetër që ne duhet t’i zgjidhim këto problem, por përveç tyre kemi edhe problem të tjera të mëdha dhe serioze. Ne duhet t’i japim rëndësi zhvillimit dhe vetëm atëherë mund të formojmë komunitete të qëndrueshme. Ne gjithashtu duhet ta garantojmë sigurinë e ushqimit”, tha Ahmed./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne