“Ne jemi të shqetësuar nga racizmi, islamofobia dhe ksenofobia në Evropë dhe më gjerë”, tha Çavushollu para gazetarëve në Bruksel, pas një takimi BE-OBI mbi çështjen e Palestinës dhe Jerusalemit.
Stambolli gjatë këtij viti mund të jetë nikoqir i një forumi të përbashkët të Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) për të diskutuar mbi kërcënimin e islamofobisë dhe lëvizjeve të lidhura me urrejtjen, tha të premten ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoglu).

“Ne jemi të shqetësuar nga racizmi, islamofobia dhe ksenofobia në Evropë dhe më gjerë”, tha Çavushollu para gazetarëve në Bruksel, pas një takimi BE-OBI mbi çështjen e Palestinës dhe Jerusalemit.

Forumi “mund të mbahet në fund të vjeshtës”, pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork sugjeroi ai.

“Kolegët tanë po punojnë për agjendën dhe datën e evenimentit,” shtoi ai, duke bërë thirrje për “një luftë të përbashkët” kundër islamofobisë, ksenofobisë dhe racizmit.

Së bashku me Çavushollu, që përfaqëson Turqinë si kryesuese e radhës në OBI, liderë të tjerë që morën pjesë në takim ishin shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini, sekretari i përgjithshëm i OBI-së Yousef bin Ahmed Al-Othaimeen dhe ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki.

Në takim u diskutuan çështjet dhe problemet me të cilat ballafaqohen OBI dhe BE,- tha Çavushollu

“Një nga çështjet është statusi i Palestinës dhe Jerusalemit dhe çfarë mund të bëhet për të kundërshtuar vendimin e marrë nga Shtetet e Bashkuara”, tha ai, duke iu referuar vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Ai shtoi se Turqia dhe BE riafirmojnë se favorizojnë një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme

23