Turqia reagon kundër ndalimit të simboleve turke dhe myslimane në Austri

Turqia reagoi të mërkurën ndaj përfshirjes në kornizën e luftës kundër terrorizmit të disa simboleve që përdoren nga Turqia dhe bota islame, përmes një amendamenti ligjor të “Aktit të Simbolit” në Austri.

“Ligji për ndryshimin e ‘Aktit të Simbolit’ të vitit 2014, i cili ndalon simbolet e organizatave ekstremiste në Austri, u miratua dje pas votimit në Këshillin Kombëtar Austriak (11 dhjetor 2018).

Përfshirja e simboleve të organizatës terroriste PKK në ligj është një hap pozitiv në drejtimin e duhur në luftën kundër terrorizmit, edhe pse i vonuar. Ne do të ndjekim me vëmendje se si do të zbatohet kjo pjesë e veçantë e rregullores.

Nga ana tjetër, ky ligj përfshin shenjën ‘bozkurt’ (Ujqit Gri), e cila është simbol i një force politike ligjore në Turqi, si dhe shenjën ‘rabia’ që përdoret gjerësisht nga myslimanët në shumë vende e në Turqi. Ne nuk e pranojmë dhe e dënojmë me forcë këtë.

Këto simbole politike dhe fetare nuk janë as të lidhura ngushtë me ekstremizmin. Është zhgënjyese dhe shqetësuese që një përpjekje legjislative që filloi me një qëllim sublim, siç është bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, ka devijuar nga qëllimi i saj dhe është minimizuar nëpërmjet një manovrimi të tillë politik dhe populist. Është e qartë se Akti në fjalë është në kundërshtim me vlerat demokratike, imponon kufizime në terrenin politik legjitim dhe synon jo vetëm ata që përdorin këto simbole politike, por edhe politikën dhe demokracinë në tërësi.

Nëse autoritetet austriake dëshirojnë sinqerisht të luftojnë ekstremizmin, ata duhet së pari të shohin vendin e tyre. Ata duhet të ndalojnë së bëri një sy të verbër ndaj ekstremit të djathtë në rritje dhe prirjeve raciste që janë infiltruar madje edhe në politikën e zakonshme, si dhe të marrin masa efektive në mënyrë të ndërgjegjshme. Pasi ksenofobia dhe racizmi janë dukuri me të cilat të huajt rezidentë në Austri, fatkeqësisht, përballen çdo ditë. Në një vend me komunitet turk të fuqishëm prej qindra-mijëra personash, kjo situatë pengon paqen sociale dhe e bën të pamundur integrimin që autoritetet lokale u japin rëndësi.

Ky zhvillim, i cili ofendon thellësisht Turqinë, komunitetin turk në Austri dhe myslimanët, nuk do të kontribuojë aspak në përpjekjet e vazhdueshme drejt normalizimit të marrëdhënieve tona dypalëshe në periudhën e fundit. Ne presim që autoritetet austriake të korrigjojnë këtë gabim të rëndë”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne