Turqia reagon ndaj Amerikës: Burim shqetësimi janë aleatët që bashkëpunojnë me terroristë

Turqia reagoi ndaj zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert për pretendimet “Se nuk lejohet kthimi i popullit të Afrinit”.

Në deklaratën me shkrim Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoj (Aksoy), shkroi: “Është vetë organizata terroriste PKK/YPG që pengon kthimin e popullit të rajonit në Afrin”.

Në deklaratë nënvizohet se operacioni i Forcave të Armatosura Turke, ‘Dega e Ullirit’, që ka si objektivë luftën kundër terrorit, zhvillohet pa dëmtuar civilët.

Ai tha se pretendimi se gjendja njerëzore në Afrin është burim i “shqetësimit të thellë” është plotësisht i pabazë.

“Burimi i vërtetë i shqetësimit në veri të Sirisë është bashkëpunimi me terroristët e PKK/PYD/YPG të disa vendeve që ne i dimë për aleate” shkroi Aksoj./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne