Turqia deklaroi se refuzimi i ekstradimit të anëtarit (të organizatës terroriste) të DHKP/C-së, Mehmet Dogan nga ana e Gjykatës së Apelit të Athinës shkaktoi një zhgënjim të madh tek Turqia.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë rikujtohet se kërkesa e ekstradimit të Mehmet Dogan, anëtar i DHKP/C-së, i kapur në operacionin e 28 nëntor 2017 në Athinë, u refuzua nga Gjykata e Apelit e Athinës.
Në deklaratë theksohet se ky vendim ka shkaktuar një zhgënjim të madh dhe ky është një shembull i ri i qasjes së gjykatave greke për mbrojtjen e terroristëve.
Vendimi i gjykatës së apelit nuk përputhet me përgjegjësinë ndërkombëtare në lidhje me luftën e Greqisë kundër terrorit dhe nuk i ka hije marrëdhënieve të mira fqinjësore.
“Këtej e tutje presim që legjislativi grek ti qëndrojë larg presioneve politike dhe të marrë vendime të drejta dhe në përputhje me drejtësinë” shkruhet në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë .