Bota

Turqia reagon ndaj raportit të Parlamentit Evropian

Ankaraja zyrtare deklaroi se raporti për Turqinë i vitit 2018 i pranuar nga ana e Parlamentit Evropian nuk ka asnjë vlerë për të.

“Ne nuk i atribuojmë asnjë vlerë këtij qëndrimi të njëanshëm dhe aspak objektiv të Parlamentit Evropian” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë në lidhje me këtë çështje.

Gjithashtu në deklaratë shkruhet: “Vendimi rekomandues në fjalë nuk ka asnjë vlerë për ne. Qëndrimi i Parlamentit Evropian ndaj Turqisë duhet të jetë për zhvillimin e marrëdhënieve, ndërveprimit dhe dialogut ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian”. / trt

OPINIONE