Turqia reagon ndaj shpifjeve të Presidentit të Çekisë, Milos Zeman

Turqia bëri të ditur se shprehjet e Presidentit të Çekisë, Milos Zeman janë keqdashëse dhe pabazë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoj (Aksoy) reagoi ndaj fjalëve të presidentit çek kundër Turqisë.

“Pretendime të tilla të pabazuara kundër një vendi që merr pjesë në ballë të luftës kundër organizatës terroriste DAESH, që trupat e saj kanë marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejt në fushën e luftës dhe ka dhënë dëshmorë, tregojnë vetëm dobësinë e autorit të pretendimeve të pabaza dhe shpifëse” u shpreh Aksoj.

Pyetjes për vazhdimin e deklaratave kundër Turqisë të Presidentit të Çekisë, Zeman, Aksoj iu përgjigj duke thënë se për fat të keq shihen se vazhdojnë akoma deklaratat me gënjeshtra dhe shpifje që marrin në objektivë Turqinë.

“Është e qartë se këto deklarata, nuk mund të bazohen vetëm në mungesën e njohurive dhe në një pikëpamje të cekët” shkroi Aksoj dhe shtoi: “Vazhdim i këtyre shpifjeve të pabaza reflekton një qasje thjesht keqdashëse. Kjo situatë jo vetëm që nuk i përshtatet postit të cilin Zeman zë, por është gjithashtu për të ardhur keq që ai përfaqëson miqtë tanë, popullin çek. Është për të ardhur turp që ata që nuk marrin pjesë në radhë të parë në luftën kundër terrorit të marrin në objektivë me shpifje vendin tonë që është pararojë e luftës kundër terrorit”.

“Askush nuk ka fuqinë për të njollosur vendin tonë, i cili ka ndërmarrë luftën më të madhe kundër organizatës terroriste DAESH” u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoj./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne