Turqia reagon ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoj (Aksoy) reagoi ndaj deklaratave të zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert në lidhje me rajonin Afrin të Sirisë.

Aksoj dha një përgjigje me shkrim të lidhje me këtë çështje.

Në lidhje me fjalët e zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, Aksoj bëri të ditur se “Kjo tregon se autoritetet amerikane nuk e kanë kuptuar arsyen, qëllimin dhe natyrën e operacionit “Dega e Ullirit” ose për fat të keq nuk kanë dashur ta kuptojnë” si dhe theksoi se “Operacioni “Dega e Ullirit” është një opresion për luftën kundër terrorit”.

“Operacioni nuk ka në objektivë në asnjë mënyrë popullin civil, madje e kundërta synon të shpëtojë popullin civil nga shtypja dhe sundimi i organizatës terroriste. Gjithashtu janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të mos dëmtohen civilët si dhe atyre i janë siguruar ndihma njerëzore” bëri të ditur Aksoj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoj shkroi gjithashtu se “Pretendimi se operacioni kundër terroristëve në Afrin dëmton luftën kundër DAESH-it është i pavërtetë në çdo lloj baze. Qasja e vërtetë që dëmton luftën kundër terrorit në Siri është përdorimi i një organizate terroriste kundër një grupi tjetër terrorist dhe shpërfillja e ndryshimeve demografike të këtij grupi terrorist, që krijon në terren u tha u bë duke avancuar rendin e vet separatist”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert në deklaratën e bërë pas pastrimit të Afrinit nga terroristët ditën e diel nga ana e Forcave të Armatosura Turke ishte shprehur me fjalët: “Jemi të shqetësuar përballë zhvillimeve të 48 orëve të fundit”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne