Turqia reagon ndaj sulmeve në rritje kundër xhamive turke në Gjermani

Kemi mësuar me shqetësim të thellë se ndaj dy xhamive turke në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë dhe në qytezën Lauffen am Neckar këto ditë janë kryer sulme”, shkruan komunikata me shkrim e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Ngushëllimi ynë i vetëm është se në këto sulme nuk ka pasur viktima. Ndërsa sulmi në Lauffen am Neckar, i kryer me koktejl molotov natën e 9 marsit, është marrë përsipër nga persona përkrahës të organizatës separatiste terroriste PKK, autorët e sulmit të pardjeshëm kundër xhamisë në Berlin nuk janë identifikuar akoma”, vijon komunikata.

“Ne po dëshmojmë me shqetësim se ka pasur një rritje të konsiderueshme në numrin e sulmeve kundër xhamive turke në Gjermani kohët e fundit nga grupet raciste dhe islamofobike si dhe nga organizata terroriste PKK. Marrja përsipër nga PKK-ja e përgjegjësisë për sulmin ndaj xhamisë në Lauffen am Neckar dhe deklaratat e kësaj organizate për të vazhduar me sulme të tilla, kanë treguar edhe njëherë fytyrën e vërtetë të kësaj organizate terroriste. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj autoriteteve gjermane që të mos tolerojnë PKK-në”, thuhet në vazhdim të komunikatës.

“Ne presim që autorët e këtyre sulmeve të kapen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të nxirren para drejtësisë, kurse nga autoritetet gjermane presim që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e sulmeve të tilla”, përfundon komunikata./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne