Turqia reagon ndaj vendeve islame për heshtje në kauzën e Jerusalemit

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) reagoi ndaj vendeve islame, që nuk i dalin mjaftueshëm përkrah Jerusalemit.

I ndodhur për takime në rrethin Hatay, ai tha se Turqia është vendi që i del më shumë për zot kauzës së Jerusalemit, kurse vendet e tjera stepen prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit dhe shtoi: “Madje ka disa vende që i bëjnë presion palestinezëve në formën “Edhe ju mos nxirrni shumë zë”.

Çavushollu e shprehu reagimin ndaj vendeve islame me fjalët: “Këto janë ato që do i dalin për zot Jerusalemit?” dhe vijoi: “Në dy vitet e kaluara, ndërkohë që merreshin vendime me shumicë dërrmuese në samitet islame dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, ne pamë frikën dhe trembjen e këtyre vendeve. Këto vende nuk janë të pavarura, por ne jemi një vend i pavarur. Vendimet tona i marrim vetë”.

Ai nënvizoi rëndësinë e të qenurit më të integruar me botën dhe duke shpjeguar se numri i përfaqësive të Turqisë në botë është duke përparuar me shpejtësi, Çavushollu tha: “Tashmë në botë kemi 242 përfaqësi dhe flamuri ynë valëvitet kudo. Nga aspekti i numrit të përfaqësive jemi në vend të 5-të në botë. Jemi vendi që bëjmë më shumë ndihma njerëzore në botë. Si shifër jemi në vend të parë, por jo si të ardhura kombëtare. Vitin e kaluar thoshim “Të parët sipas të ardhurave dhe të dytët sipas shifrave”. Tashmë jemi të parët edhe sipas shifrave”.

Në fjalimin e tij, ai tha se përpiqen për zgjidhjen e përhershme të problemit në Siri dhe shtoi: “Shpresojmë që të spastrojë edhe rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët. Nuk ka alternativë tjetër, ose i pastrojmë ose i pastrojmë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne