Kryesia e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon punimet e saj për restaurimin e kullave të sahateve të periudhës osmane në Ballkan.

Sipas një deklarate me shkrim nga TIKA bëhet e ditur se institucioni ka restauruar Kullën e sahatit të periudhës osmane në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, i cili është një nga vendbanimet më të vjetra të Ballkanit.

Në periudhën osmane në Podgoricë janë ndërtuar kulla e sahatit, shkolla dhe xhamia Osmanagiç.

Kulla e sahatit e cila është ndërtuar plotësisht me gurë, në pjesën e sipërme ka katër dritare në katër anët dhe është një vepër e rrallë në mesin e veprave historike osmane që kanë arritur të mbijetojnë në qytet.

Kulla e sahatit prej 20 metrash e cila deri në mesin e shekullit të 20-të në Podgoricë ka qenë objekti më i lartë dhe një nga ikonat e qytetit është restauruar nga TIKA.

TIKA gjithashtu ka kryer edhe punimet për rregullimin e sheshit përreth kullës së sahatit e cila mban emrin “Beçir Beg Osmanagiç” nipit të Mehmet Paşa Osmanagiç, ku në këtë mënyrë ajo kontribuon edhe në njohjen e cilësive dhe pasurive historike të Malit të Zi nga gjeneratat e reja.

TIKA ndër të tjera është afër përfundimit të punimeve restauruese për kullën e sahatit osman në qytetin Gjirokastër të Shqipërisë. Restaurimi i kullës që kryhet nga TIKA, e cila është ndërtuar si një pjesë e kalasë së Gjirokastrës me qëllim për përllogaritjen e kohëve të namazeve në periudhën osmane, pritet të përfundojë në një kohë të afërt.

Ndërkohë TIKA ka nisur të restaurojë edhe Kullën e sahatit në Shkup e cila është një pjesë e kompleksit “Sultan Murat” në Shkup të Maqedonisë që është një nga veprat e shek. 16 të periudhës osmane. Sahat Kulla në Shkup është shembulli i parë i kullave të sahateve të ndërtuara në Ballkan.

Gjithashtu TIKA po kryen punimet restauruese për kompleksin dhe xhaminë e “Sultan Murat”-it në Shkup si dhe të Kullës së Sahatit./ trt

29