Turqia rrit tregtinë me vendet e Lindjes së Mesme dhe të Gjirit

Ndërsa paqëndrueshmëria politike në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Siri, Irak dhe Jemen e vazhdoi ndikimin e saj edhe vitin e kaluar, problemet që lindën si rrjedhim i kësaj jo vetëm që prishën stabilitetin ekonomik të shumë vendeve të rajonit, por shkaktuan edhe përkeqësim të financave publike për shkak të rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes.

Rënia e fuqisë blerëse për shkak të vështirësive ekonomike shkaktoi ulje të tregtisë dhe investimeve në këto vende krahasuar me vitet e kaluara.

Por pavarësisht gjithë këtyre zhvillimeve negative në Lindjen e Mesme, tregtia dhe marrëdhëniet ekonomike midis Turqisë dhe vendeve të rajonit vazhduan të rriten.

Eksportet e Turqisë në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Gjirit vitin e kaluar u rritën me 13,6 për qind krahasuar me një vit më parë, duke arritur shifrën e 32,7 miliardë dollarëve. Kurse importet nga rajoni u rritën me 36,3 për qind dhe u realizuan në 23,6 miliardë dollarë.

Vëllimi i tregtisë së jashtme të Turqisë me këtë rajon vitin e kaluar (2017) ishte rreth 56,4 miliardë dollarë, duke u rritur me 22,1 për qind krahasuar me 2016-ën./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne