Turqia shkarkon mijëra policë dhe nëpunës civilë

Qeveria turke ka lëshuar një dekret të ri ekzekutiv nën gjendjen e tanishme të emergjencës të vendosur pas grushtit të shtetit të dështuar vitin e kaluar, duke shkarkuar më shumë se 7,000 policë, nëpunës civilë dhe akademikë.

Një total prej 7,563 personash – duke përfshirë policinë – janë shkarkuar në spastrimin e fundit, njoftoi agjensia e lajmeve Anadolu.

Autoritetet turke hoqën gjithashtu 342 persona në pension të ushtrisë nga rradhët e tyre, tha Anadolu.

Dekreti i ri erdhi një ditë para se Turqia të shënojë përvjetorin e parë të grushtit të dështuar, i cili Ankaraja thotë se ishte organizuar nga kleriku amerikan Fethullah Gylen, ish-aleat i presidentit Tayyip Erdogan. Gyleni i mohon akuzat.

Më shumë se 240 persona, shumica prej të cilëve civilë, u vranë në përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit.

Në tërësi, Turqia ka shkarkuar ose pezulluar më shumë se 150,000 zyrtarë dhe ka arrestuar rreth 50,000 njerëz nga ushtria, policia, gjyqësori, akademia dhe sektorë të tjerë.

Zgjerim i gjendjes së emergjencës

Qeveria turke po kërkon të zgjasë gjendjen e tanishme të emergjencës me tre muaj të tjerë, me presidentin Erdogan që ka thënë se fuqitë gjithëpërfshirëse do të hiqen vetëm kur “trazirat të përfundojnë”.

“Duke pasur parasysh opinionin aktual, ne ende kemi nevojë për gjendjen e emergjencës,” tha Erdogan të premten, ndërsa drejtonte një seminar të të drejtave të njeriut përpara përvjetorit të grushtit të dështuar.

Gjendja e emergjencës, e vendosur në vend disa ditë pas përpjekjes së grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016, i jep qeverisë pushtet të gjerë, duke e lejuar atë të sundojë me dekret, duke përfshirë kryerjen e arrestimeve dhe pastrimeve masive.

Parlamenti, i cili dominohet nga Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), do të duhej të miratonte kërkesën për shtrirjen e gjendjes së emergjencës me një shumicë të thjeshtë. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne