Turqia shpreh kënaqësinë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Venezuelë

Turqia shprehu kënaqësinë që zgjedhjet presidenciale, provinciale dhe lokale të mbajtura në Venezuelë ditën e diel më 20 maj përfunduan në një atmosferë të qetë dhe paqësore.

Ministria e Jashtme e Turqisë publikoi një deklaratë me shkrim në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara ditën e diel në Venezuelë.

“Ne dëshirojmë që rezultatet e zgjedhjeve të forcojnë edhe më tej paqen dhe stabilitetin në Venezuelë dhe rritjen gjithnjë e më shumë të mirëqenies së popullit të Venezuelës. Në këtë periudhë të re, Turqia do të vazhdojë të përpiqet për të përmirësuar edhe më shumë marrëdhëniet e saj në të gjitha fushat me Venezuelën dhe do të vazhdojë të mbështesë popullin mik dhe qeverinë e Venezuelës” shkruhet në deklaratën e ministrisë.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar Zgjedhor të Venezuelës, Tibisay Lucena kishte bërë të ditur se pjesëmarrja në zgjedhje ishte mbi 46% dhe deri më tani janë numëruar mbi 8 milionë e 300 vota.

Sipas kësaj kryetari aktual i shtetit, Nicolas Maduro ka fituar më shumë se 5.8 milionë vota dhe me afërsisht 68% të votave është rizgjedhur president i vendit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne